SEARCH DATABASE
The Global Gender Equality Constitutional Database is a repository of gender equality related provisions in 194 constitutions from around the world. The Database was updated in partnership with the International Bar Association's Human Rights Institute (IBAHRI) and with support from the Swedish International Development Agency (SIDA) and the Government of Japan. Experience its wealth and depth of information by starting your search now.
Obligations of the State
- English
1. The fundamental human rights and freedoms are indivisible, inalienable, and inviolable and form the basis of the entire juridical order.
2. The bodies of public power, in fulfilment of their duties, shall respect the fundamental rights and freedoms, as well as contribute to their realization. (Art. 15) - Albanian
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre. (Neni 15)
Obligations of the State
- English
The independence of the state and the integrity of its territory, dignity of the individual, human rights and freedoms, social justice, constitutional order, pluralism, national identity and national heritage, religious coexistence, as well as the coexistence and understanding of Albanians with minorities are the basis of this state, which has the duty of respecting and protecting them. (Art. 3)
- Albanian
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t'i mbrojë. (Neni 3)
Obligations of the State
- English
We, the people of Albania, proud and aware of our history, with responsibility for the future, and with faith in God and/or other universal values, with determination to build a state of law, social and democratic, to guarantee the fundamental human rights and freedoms,
… (Preamble) - Albanian
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
… (Preamble)
Obligations of the State
- English
1. Limitations of the rights and freedoms foreseen in this Constitution may be established only by law for a public interest or for the protection of the rights of others. The limitation shall be in proportion with the situation that has dictated it.
2. These limitations may not infringe the essence of the rights and freedoms and in no case may exceed the limitations provided for in the European Convention on Human Rights. (Art. 17) - Albanian
1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Neni 17)